LAJMI I FUNDIT/ Plagoset me thikë një nxënës 16-vjeçar në Baz të Mat

0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot shkollën “Gjergj Kastrioti” në Baz të Mat, ku një nxënës 16-vjeçar është plagosur me thikë.

Pas incidentit, 16-vjeçari u dërgua me urgjencë në Spitalin e Burrelit, ku po i jepet ndihma e nevojshme mjekësore.

Gjendja e tij mbetet ende e paqartë, dhe autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Detaje të tjera pritet të publikohen në vazhdim.