Dinastia Laroshi/Një tjetër portier, 13 vjeçari Devis Laroshi po shkëlqen me ekipin e Turbinës

0

 

Klubi i Turbinës së Cërrikut ka nxjerr shumë portier të talentuar, si Ervis Agolli që ka qënë pjesë e Partizanit por dhe Alban Hoxha që është ende pjesë e demave të kuq. Edhe Vokli Larorishi që ka dalë nga Turbina dhe ka luajtur me të kuqtë e kryeqytetit dhe tashmë luan në Kosovë me Llapin. Një tjetër portier i talentuar po lind dhe shumë shpejtë do të bëhet shumë i famshëm. Bëhet fjalë për 13 vjeçarin e talentuar Devis Laroshi, që është pjesë e Turbinës U-13 që luan në kampionatin kombëtar të kategorisë së parë. Devis Laroshi ka disa vite që është pjesë e moshave të Turbinës dhe tashmë është dhe kapiten i 13 vjeçarëve cërrikas. Devisi po ecën në gjurmët e Vokli Laroshit dhe synon të bëhet si ai. Dinastia e familjes Laroshi tashmë do të krenohet dhe me talentin e vogël 13 vjeçarin Devisin, që premton shumë në të ardhme,pasi ka cilësi të mira.