Aksidenti me një të lënduar në aksin “Ura e Leklit-Këlcyrë”, arrestohet shoferi që përplasi 64-vjeçarin

0

Një aksident ndodhi ditën e djeshme në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, ku si pasojë ka mbetur i lënduar një 64-vjeçar.

Për pasojë është arrestuar drejtuesi i automjetit që përplasi motomjetin e drejtuar nga 64-vjeçari. Sipas uniformave blu në pranga ka rënë shtetasi me iniciale E.C., 35 vjeç, ndërsa i lënduari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor ‘Ura e Leklit-Këlcyrë’, informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’, shtetasin E. C., 35 vjeç, banues në fshatin Mezhgoran, drejtuesi i automjetit që u përplas me motomjetin me drejtues shtetasi D. K., 64 vjeç, banues në Këlcyrë. Shtetasi D. K. që u dëmtua nga aksidenti vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.