EMRI / Vrasje me armë zjarri në Laç

0

Një person është vrarë me armë zjarri pasditen e sotme në Laç.

Sipas informacioneve paraprake, të shtëna me armë janë raportuar në fshatin Zhej, ku raportohet se ka mbetur i vrarë një 67-vjeçar i identifikuar si shtetasit Dodë Mamli. Ai është qëlluar në afërsi të banesës së tij.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa forca të policisë ndodhen në vendngjarje.

Anëtarë të fisit Mamli janë përfshirë në një konflikt të përgjakshëm me armë zjarri në vitin 2015 ku mbeti i vrarë një 35-vjeçar dhe u plagosën tre persona të tjerë që ndodheshin në makinë me të. Megjithatë nuk dihet nëse ngjarja e sotme ka lidhje me hakmarrjen.

Kurbin/Informacion paraprak

Në rrugën e fshatit Vilëz, Zhejë, Kurbin, shtetasi D. M, 67 vjeç është vrarë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar katër grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.