Me 3 vota kundër dhe 2 pro, Komisioni Rregullator në KQZ rrëzon kërkesën e PD: Emigrantët nuk mund të votojnë me pasaporta ose letërnjoftime të huaja

0

TIRANË- Komisioni Rregullator në KQZ ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e Partisë Demokratike që në zgjedhjet e 11 majit të votojnë edhe ata emigrantë shqiptarë që nuk kanë një mjet identifikimi apo pasaportë biometrike shqiptare.

Komisioni Rregullator në KQZ e hodhi poshtë këtë kërkesë me 3 vota kundër dhe 2 pro. PD propozoi që emigrantët shqiptarë të mund të votojnë në zgjedhjet e 11 majit 2025 edhe me dokumente identifikimi të lëshuara nga vendet ku jetojnë, si pasaporta ose letërnjoftimi të huaja.

Emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë kanë shprehur interes të lartë për të votuar në zgjedhjet e 11 majit. Vota e diasporës do të jetë një risi por edhe një sfidë e rë për zgjedhjet. Emigrantët që nga nisja e regjistrimeve kanë shprehur interes për të dhënë votën e tyre nga vendi ku jetojnë. Ata kanë afat deri më 4 mars për tu regjistruar në votim.