Seanca për vr’asjen e boksierit shqiptar, qëllohen me armë në Gjykatë babai dhe vëllai i autorit. Foto, video

0

Në mediat e huaja kanë dalë pamjet nga sulmi ku mbetën të plagosur disa persona jashtë një gjykate në Gjermani, po mbahej seanca gjyqësore për vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimani. Mësohet se të plagosurit janë familjarë të pandehurit për vrasjen e boksierit. Sipas mediave të huaja, vëllai i të pandehurit është qëlluar në këmbë, ndërsa i ati është qëlluar në mushkëri dhe është në gjendje kritike për jetën.

Gjithashtu raportohet se i plagosur ka mbetur dhe një person i tretë, identiteti i të cilit nuk dihet akoma. Videoja e mëposhtme tregon qytetarët që kanë vrapuar për t’u larguar nga zona teksa kanë dëgjuar të shtënat, ndërsa mund të dallohet edhe një tjetër, i cili thuhet se është plagosur dhe ka tentuar të vrapojë me një këmbë.