Kriza bronkiale, të vjella dhe përkeqësim i papritur i gjendjes së frymëmarrjes së Papa Françeskut, ky është njoftimi i fundit nga Vatikani.
“Papa në orët e para të pasdites së sotme, pasi një mëngjes kaloi duke alternuar fizioterapinë e frymëmarrjes me lutjen në kapelë, paraqiti një krizë të izoluar bronkiale, e cila, megjithatë, përcaktoi një episod të vjellash me frymëmarrje dhe një përkeqësim të papritur të pamjes së frymëmarrjes.
Papa u bronkoaspirua menjëherë dhe filloi një reagim jo-invaziv ventilimi, duke bashkëpunuar me manovrat terapeutike”, njofton zyra e shtypit të Vatikanit.