Mbante kallashnikov pa leje, arrestohet 52 vjeçari në Këlcyrë

0

Një 52 vjeçar në Këlcyrë është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Policia njofton se në banesën e tij është gjetur një kallashnikov me fishekë që e mbante pa leje.

52 vjeçari akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.