Elbasan – Mbahet procesi i primareve në PD për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë

0

Mëngjesin e sotëm, në orën 08:00, ka nisur procesi i votimeve për primaret brenda Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë që do të përfaqësojnë listën e PD-së në zgjedhjet e ardhshme. Procesi po zhvillohet pa probleme dhe pritet të mbyllet në orën 18:00.

Në qarkun e Elbasanit janë rreth 12,900 anëtarë me të drejtë votimi, ndërsa në qytetin e Elbasanit numri i tyre arrin në 4,000. Çdo anëtar ka të drejtën për një votë, duke siguruar një proces të hapur dhe demokratik.

Në këtë përzgjedhje janë kandiduar 22 anëtarë të PD-së, për të cilët do të japin votën e tyre primaret. Kandidatët janë:
• Ilirjan Alliu
• Alesia Balliu
• Aurel Bylykbashi
• Dritan Cani
• Gani Cani
• Klodiana Capja
• Arben Elezi
• Lefter Geshtenja
• Zheni Gjergji
• Lumturi Hasa
• Silvana Hastopalli
• Blendi Himci
• Renato Kumrija
• Doris Madhi
• Armonela Marku
• Redjona Mesiti
• Dritan Mitarja
• Alis Narazani
• Mustafa Pashja
• Dashnor Sula
• Eljor Vila
• Qani Xhafa

Sipas Drejtuesit Politik Z Tomor Alizoti Ky proces synon të konsolidojë përfaqësimin e Partisë Demokratike ,duke siguruar që zgjedhja e kandidatëve për deputetë të realizohet në përputhje me parimet demokratike.Një proces sipas Z.Alizoti kundërshtari politik nuk e ka praktikuar asnjëhere.