Zbulohen emrat/ Berisha i ‘fal’ Metës katër deputetë të sigurt

0

Marrëveshja e koalicionit mes Sali Berishës dhe Ilir Metës i ka siguruar këtij të fundit katër karrige të sigurta në Parlamentin e ardhshëm.

Sipas dakordësisë së arritur, në listë të sigurt do të jenë Ilir Meta, Tedi Blushi, Edmond Haxhinasto dhe Erisa Xhixho.

Marrëveshje deri më tani ka arritur edhe Agron Duka dhe Fatmir Mediu, të cilët kanë bindur PD për një vend në listën e mbyllur.

Dakordësia nuk është arritur ende me Vangjel Dulen e PBDNJ, Shpëtim Idrizin e PDIU dhe Nard Ndokën e PDK

Negociatat ndërkohë vijojnë në selinë blu. Dakordësia nuk është arritur ende me Shpëtim Idrizin e PDIU dhe Nard Ndokën e PDK.