Dhunoi ish gruan dhe i mori celularin, plagosi në dorë edhe nënën e saj, arrestohet 30-vjeçari në Librazhd.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd kapën dhe vunë në pranga shtetasin L. A., 30 vjeç, të shpallur në kërkim ditën e djeshme, pas kallëzimit të ish-bashkëshortes së tij, se më datë 01.03.2025, ky shtetas e ka dhunuar dhe i ka marrë celularin. Gjithashtu, ditën e djeshme, ka kallëzuar nëna e ish-bashkëshortes së 30-vjeçarit, se ai e ka dëmtuar lehtë, në dorë, me mjet prerës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.