Gjendet pa shenja jete pranë shkollës një person në Vlorë

0

Një person është gjetur pa shenja jete në qytetin e Vlorës.

Sipas raportimeve, viktima që dyshohet se i përket moshës 35-40 vjeç është gjetur në një lulishte afër shkollës Industriale në Vlorë.

Personi i pajetë është gjetur nga kalimtarët të cilët kanë njoftuar policinë dhe ambulancën. Gjatë kontrollit në trup nuk janë dalluar shenja dhune apo diçka e tillë, pasi në momentin e parë dyshohej se ishte vrarë.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po merr në pyetje dhe banorë, ndërkohë mjekët janë shprehur se personi vuante nga epilepsia.