Prej 20 ditësh në spital, Papa Françesku: Vdekja, një realitet me të cilin duhet të përballemi

0

“Asnjë krizë e re nuk ka ndodhur, oksigjeni me rrjedhje të lartë vazhdon gjatë ditës dhe ventilimi mekanik gjatë natës”.

Kështu raporton Zyra e Shtypit e Vatikanit në njoftimin e ri të mbrëmjes për shëndetin e Papa Françeskut, i cili prej njëzet ditësh ndodhet i shtruar në Poliklinikën Gemelli në Romë për pneumoni dypalëshe.

Papa “ka rifilluar disa aktivitete pune, e ka kaluar ditën në karrige. Ka rritur fizioterapinë e frymëmarrjes dhe terapinë motorike aktive.”

Sot në mëngjes Papa Françesku kishte rifilluar tashmë “ajrosjen me oksigjen të lartë”, sipas burimeve të Vatikanit.

Në predikimin e tij për sot, të mërkurën e hirit, Ati i Shenjtë kujtoi se vdekja është “një realitet me të cilin duhet të përballemi, një shenjë e pasigurisë dhe kalueshmërisë së jetës sonë”. Ata hi, vazhdoi Papa, kujtojnë “brishtësinë në përvojën e sëmundjes, në varfërinë, në vuajtjen që ndonjëherë bie papritur mbi ne dhe familjet tona”.