Mbrojta e Alqi Bllakos është shprehur se projektidejta për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës është dhënë nga Bashkia e Tiranës. Mbrojta deklaroi në seancë se Alqi Bllako ka bërë thjeshtë siglime të shkresave, të cilat i ka pasur për detyrë për shkak të funksionit të tij.
Pra sipas tyre, ai merr shkresa nga institucionet dhe ia ka dërguar ministrit, ky ka qenë roli i tij. Sipas avokatëve, Alqi Bllako nuk ka përfituar para nga kjo çështje. Nuk ka qenë anëtar komisioni në lidhje me këtë çështje. Në 15 mbledhjet ai nuk ka qenë pjesmarrës, ai ka firmos 3 shkresa për shkak të hirearkisë administrative.
Avokatët pretendojnë se Bllako ka firmosur shkresat të cilat i janë dërguar nga institucionet përgjegjëse. Mbrojta pretendon se familja e Bllakos ka ndihmuar një kompani të Zotos për të testuar paisjen, për gazimin e pijeve. Mbrojtja ka kërkuar pafajësi për Alqi Bllakon.
Vetë Bllako pretendoi pafajësinë duke thënë se nuk ka pasur as konflikt interesi dhe nuk ka firmosur shkresa në shkelje të ligjit përveç atyre që parashikoheshin sipas hierarkisë që ai kishte.
“Parashtrimet i mija i kam përgatitur me shkrim, së pari unë deklarohem terësish i pafajshëm pasi nuk pëbushen asnjë nga kriteret ligjore përsa i përpket figurës së vepërs penale të korrupsionit pasiv e kryer në dy raste. Organi procedurës nuk ka arritur të provojë asnjë shkelej ligjore nga ana ime në lidhje me detyrën time funksionale. Sekretari i përgjithshëm nuk ka pas asnjë rol në këtë procedurë, mandje s’kam marrë pjesë as si vëzhgues në mbledhjen e komisiomit për dhënien e koncesionit.
Së pari, së dyti vetëm antarëve të KVO u është kërkuar të plotësojnë deklarata e konfliktit të interesit, ndërkohë që unë si sekretar i përgjithshëm nuk kam pasur asnjë detyrë. Organi procedurës pretendon se unë kam ndërhyrë tek Zoto për të punësuar Vladimir Bezhanin. Ky i fundit është punësuar në nëntor të 2014. Ndërsa ideja për ndërtimin e impianit të Tiranës, ka nisur në dhejtor 2015. Procedura ka nisur në 2016 dhe kontrata është lidhur në gusht të 2017. Zoti Bezhani nuk është pjesë e rrethit tim shoqëror, as familjarë, unë s’e kam njohur më heret zotin Bezhani, por në 2017 kur kam nisur punën si sekretar i përgjithshëm në ministrinë e Mjedisit”, u shpreh Bllako.