Kapen me kokainë dhe kanabis/ Tiranë, vihen në pranga dy të rinjtë

0

Dy të rinj janë arrestuar nga policia në Tiranë, pasi u kapën me drogë.

Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, arrestoi një 26-vjeçar, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve fizike dhe në banesë, iu gjetën doza Kokaine dhe një sasi Cannabisi, të siguruara me qëllim shitjen;

Ndërkaq, forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, arrestoi një tjetër 26-vjeçar, pasi në automjetin që drejtonte, u gjetën disa doza Cannabisi, të siguruara me qëllim shitjen.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, për pasagjeren në këtë automjet, një 33-vjeçare.