VIDEO/ “Çfarë janë këto çorape, po më shpërqendrojnë”, Trump bën batuta me Vance në Shtëpinë e Bardhë: Po përpiqem të qëndroj i përqendruar, por…

0

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pritur në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin e Irlandës Veriore, Micheal Martin, në kuadër të takimeve zyrtare mes dy vendeve. Në takim u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin ekonomik dhe çështjet globale me interes të përbashkët.

Por Trump në një moment tërhoqi vemendjen e të gjithëve duke komentuar çorapet e zëvendëspresidentit amerikan, JD Vance. Trump e pyeti Vancen me shaka se ‘çfarë janë këto çorape, po më shpërqendrojnë?’

“Më pëlqejnë shumë këto çorape. Çfarë janë këto çorape? Po përpiqem të qëndroj i përqendruar, por jam shumë i impresionuar nga çorapet e zëvendëspresidentit”, tha Trump me stilin e tij të zakonshëm, duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve në sallë.