EMRI/ Nga përdhunimi tek vjedhjet, arrestohet në Lezhë 33-vjeçari i shpallur në kërkim! Ishte fshehur brenda shpellës

0

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Lezhë, pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë dhe tentativë përdhunimi.

Sipas policisë, në pranga ka rënë Valentin Kovaçi u gjet i fshehur në një shpellë në zonën e Kalasë së Lezhës, ku qëndronte me shpresën për t’i shpëtuar arrestimit. Gjatë kontrollit, policia sekuestroi si provë materiale një portofol dhe dy telefona celularë të dyshuar si të vjedhur.

Ai ishte shpallur në kërkim pasi më datë 7 mars 2025, një 30-vjeçare e kallëzoi se ky shtetas i kishte vjedhur me dhunë çantën e dorës, me sende personale dhe kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Lezhës për veprime të mëtejshme ligjore.