Shkon në spital në gjendje të rënduar, ndërron jetë 52-vjeçarja në Elbasan.
Rreth orës 18:30, më datë 13 mars 2025, është marrë njoftimi se është dërguar në spital shtetasja R. C., 52 vjeçe, në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas hetimeve të kryera nga autoritetet, rezulton se 52-vjeçarja ka konsumuar fotoksinë në kushte të rënduara psikologjike.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, R. C. ka ndërruar jetë në spital si pasojë e helmimit.
Hetimet në vazhdim
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.