Flakët e zjarrit kanë përfshirë një ish godinë që ka shërbyer si shkollë private në lagjen Kala në Elbasan. Prej kohësh godina nuk ishte në funksion.
Para viteve 90 aty ndodhej shkolla ‘Kostandin Kristoforidhi, ndërsa pas viteve ’90 ajo u kthye pronarëve të familjes ‘Dakli’ të cilët gjithashtu e kthyen në shkollë private.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikëset që kanë lokalizuar dhe po punojnë për fikjen e zjarrit për të mos rrezikuar banesat përreth.