Vihet nën kontroll zjarri në lagjen Kala,por ja çfarë e shkaktoi atë…

0

Detaje të reja mësohen mbi zjarrin e përmasave të mëdha që ra  në lagjen ‘Kala” në Elbasan.

Flakët kanë përfshirë godinën e ish-shkollës “Kostandin Kristoforidhi” që më pas u kthye në shkollë private “Dakli” në lagjen “Kala” të Elbasanit.

Pas orës 20:50 zjarri në godinën e braktisur në kalanë e Elbasanit u vu në kontroll të plotë. Nuk ka dëme në ndërtesat e tjera. Mendohet se shkak i zjarrit ka qenëe ndonjë cigare e ndezur e hedhur nga kalimtarë apo nga persona përdorues të lëndeve narkotike të cilët përdorin ndërtesat e braktisura për tu fshehur. Ndërkohë një nga pistat kryesore ku do përqëndrohen hetimet është zjarrvënia e qëllimshme.