Tiranë – Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, duke komentuar deklaratat e këtij të fundit mbi mungesën e tij në komunikimet publike.
🗣 Edi Rama: “Po si mos të pyes për ty, Lul! Na thave sytë. Thanë vdiq Luli, vetëm unë se besova! 7×7 bëjnë 42, se luan topi. Misioni yt për të më larguar duhet të vazhdojë, me ty fiton, edhe kur humb.”
🔵 Lulzim Basha: Kreu i PD iu përgjigj kryeministrit përmes një videoje të postuar në Facebook, duke deklaruar se ndodhet në terren në takime me demokratët dhe se vijon përgatitjet për sfidat e ardhshme politike.
Replikat mes dy liderëve vijnë në një moment të tensionuar politik, ndërsa opozita po përgatitet për organizimin e saj të brendshme dhe sfidat elektorale të ardhshme.