Deputeti i opozitës, Dashnor Sula, në një intervistë për mediat ka deklaruar se disa persona në Partinë Demokratike, kanë vendosur veton ndaj tij që të mos jetë pjesë e PD në Elbasan për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Lidhur me këtë deklaratë, Dashnor Sula tha më tej se do të tregojë emrat pas zgjedhjeve të 11 Majit.
Sula nuk la pa hedhur akuza edhe ndaj kryedemokratit Sali Berisha. Ai tha se nuk i është ofruar të kandidojë as në listën e mbyllur dhe as në listën e hapur.