Elbasan/ Tre të mitur procedohen për djegien aksidentale të ish-shkollës në lagjen ‘Kala’

0

Elbasan – Policia ka identifikuar dhe proceduar penalisht tre të mitur, të cilët dyshohet se shkaktuan zjarrin në një magazinë jofunksionale, më 16 mars 2025, në lagjen “Kala”.

Hetimet zbuluan se dy 17-vjeçarë dhe një 14-vjeçar kishin ndezur zjarr për t’u ngrohur, por flakët dolën jashtë kontrollit, duke shkaktuar dëme materiale.

Për këta shtetas nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.