KQZ ka shpërndarë 1.3 milion euro fonde publike për partitë politike që garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Mësohet se KQZ do shpërndajë në total 1.3 milion euro fonde publike për partitë politike që garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Ndarja e fondit do të zbatohet si më poshtë:
1- Partia Socialiste (PS) përfiton 65 milionë lekë
2- Partia Demokratike (PD) merr 44 milionë lekë
3- Partia e Lirisë (PL) përfiton 9 milionë lekë
4- Partia Socialdemokrate (PSD) merr 3 milionë lekë
5- Partia Republikane (PR) siguron 2 milionë lekë.