U rrëzua nga shtylla duke punuar, transportohet me urgjencë në spital 58-vjeçari në Kuçovë

0

Një incident ka ndodhur sot në Kuçovë, ku një elektricist është rrëzuar nga një shtyllë e tensionit gjatë punës së tij.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në nënstacionin elektrik të qytetit, ku 58-vjeçari me inicialet V.K. ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar.

Ai është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.