Shpërthim me lëndë plasëse në portën e jashtme të një banese në Tiranë, raportohet për dëme

0

Rreth orës 00:35, në rrugën “Besnik Hidri” në portën e jashtme të banesës së shtetasit, Tonin Qafaj dyshohet se ka plasur një sasi lëndë plasëse.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.