Elbasan, prill 2025 – Policia Rrugore e Elbasanit ka intensifikuar kontrollet me mjete bashkëkohore, duke synuar rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve.
Gjatë muajit mars, janë arrestuar 23 drejtues automjetesh dhe janë proceduar penalisht 4 të tjerë, për shkelje të rënda si “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Gjoba dhe masa administrative gjatë muajit mars:
135 drejtues mjetesh ndëshkuar për drejtim në gjendje të dehur;
481 për përdorim të celularit gjatë drejtimit;
1224 për parakalime të gabuara;
174 drejtues motomjetesh për mungesë të kaskës;
965 drejtues për mosvendosje të rripit të sigurimit;
1962 për tejkalim të shpejtësisë;
451 për ndalim të gabuar në kundërshtim me sinjalistikën;
864 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore thekson se kontrollet do të vazhdojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut. Autoritetet apelojnë për respektim maksimal të rregullave të qarkullimit rrugor për të shmangur ngjarjet tragjike.