“Të rinjtë të guxojnë, të mos ndalojnë së qenë vetvetja” – Mesazhi i Sarës për brezin e ri

0

Në fund të intervistës, Sara dha një mesazh të fuqishëm për të gjithë të rinjtë: të mos dorëzohen përballë vështirësive, të mos lejojnë që pasioni të shuhet dhe të mos kenë frikë të jenë vetvetja. Ajo thekson rëndësinë e guximit dhe besimit në vetvete si armët më të forta për të përballuar realitetin.

“Qëllimi im është të jetojmë në një Shqipëri më të mirë, ku brezi ynë të ketë vendin që meriton. Dua që edhe të rinjtë e tjerë të mos lejojnë që pasioni t’i shuhet ndonjëherë. Guxoni, jini vetvetja dhe kapeni jetën me të gjitha forcat që keni,” – përfundon ajo.