Dhunonte bashkëshorten dhe fëmijët e mitur, vihet në pranga 43 vjeçari në Shkodër

0

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 43 vjeçar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij dhe fëmijëve të mitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë arrestuan shtetasin E. A., 43 vjeç, banues në Pukë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të tyre të mitur.”, njofton policia.