Për herë të parë Shqipëria bëhet pjesë e një shtegu malor europian

0
Screenshot

Rruga ndërkombëtare E6, një nga shtegjet më të njohura për ecje malore në Europë, do të kalojë për herë të parë edhe në territorin shqiptar, duke hyrë nga Shkodra.Lajmi u konfirmua gjatë një takimi në Elbasan, ku morën pjesë Presidenti i Federatës Europiane të Hiking, Boris Micic, dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Alpinizmit, Artur Guni.Ky zhvillim pritet të ndikojë ndjeshëm në promovimin e turizmit malor dhe bukurive natyrore të Shqipërisë, duke sjellë përfitime ekonomike dhe një rritje të numrit të turistëve vendas e të huaj.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt vendosjes së Shqipërisë në hartën europiane të turizmit malor dhe aventurës./Infoweb Media