Një 35-vjeçar shqiptar ka përfunduar në pranga ditën e sotme në Itali, i akuzuar për armëmbajtje pa leje.
Ngjarja ka ndodhur në Lecce, ku gjatë një kontrolli në një makinë me qira në Lizzanello, policia i gjeti shqiptarit një armë zjarri.
Fakti që e rëndoi më shumë pozitën e 35-vjeçarit ishte që arma, ishte përdorur në një grabitje në Squinzano në vitin 2023.
Emri i shqiptarit nuk bëhet i ditur nga policia pasi po hetohet nëse arma është përdorur nga ai, apo nga një persona tjetër dhe 35-vjeçari ka blerë vetëm armën.