GJERMANI- Një plagosje është regjistruar së fundmi në Gjermani. Një shqiptar i Kosovës ka plagosur rëndë me thikë bashkëshorten e tij në sy të fëmijës së tij të mitur. Samson K. dyshohet se ka therur me thikë bashkëshorten e tij 31-vjeçare, Sabrina K. duke i shkaktuar plagë të rënda.
Sipas raportimeve të mediave gjermane, viktima ka marrë pesë goditje me thikë. Siç shkruan “BILD”, pas krimit, i dyshuari nuk është nga vendi ngjarjes dhe ka njoftuar autoritetet. Çifti kishte një histori të tensionuar marrëdhëniesh. Samson dhe Sabrina ishin të martuar prej disa vitesh dhe kishin dy fëmijë, një vajzë 4-vjeçare dhe një djalë 7 vjeç.
Sipas “BILD”, marrëdhënia e tyre ishte e trazuar prej kohësh, me konflikte të shpeshta. Samson K. më herët ishte dënuar për dhunë në familje. Më 17 janar 2024, ai kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, duke e goditur me shuplakë dhe duke i shkaktuar plagë në fytyrë.
Pas këtij incidenti, gjykata kishte ndaluar kontaktin e tij me bashkëshorten dhe i kishte vendosur ndalim afërsie deri më 19 korrik 2024. Megjithatë, ai e kishte shkelur këtë vendim katër herë. Ngjarja e rëndë ndodhi të martën e kësaj jave. Sipas raportimeve, Samson kishte tentuar të merrte vajzën nga kopshti, por personeli nuk ia kishte dorëzuar fëmijën dhe kishte njoftuar nënën.
Sabrina kishte shkuar menjëherë, kishte marrë vajzën dhe e kishte çuar te një mike. Më pas ishte nisur për ta marrë djalin nga shkolla. Sulmi ndodhi pranë banesës së saj, kur ajo po kthehej me djalin 7-vjeçar. Samsoni e kishte ndjekur dhe e kishte qëlluar me thikë, në praninë e fëmijës.
Ajo u rrëzua në tokë e plagosur rëndë, ndërsa i dyshuari nuk u largua nga vendi i ngjarjes, por qëndroi aty deri në arrestimin e tij. Sipas dëshmitarëve, ai u shpreh: “Nuk e dini çfarë më bëri ajo”. Motivi i sulmit ende nuk është bërë i ditur.