Restaurohet “Ad Quintum” në Bradashesh, monumenti i rrallë në rrugën Egnatia

0
Screenshot

Stacioni Antik Ad Quintum, një nga monumentet më të rralla përgjatë rrugës historike Egnatia i është nënshtruar një rikonstruksioni nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore. Ndonëse një vend i rëndësishëm arkeologjik ishte lënë në harresë prej vitesh.Ndërhyrjet restauruese shënojnë një hap domethënës drejt ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë sonë kulturore.Ky stacion antik, ndodhet në fshatin Bradashesh, pranë Elbasanit.Albana Drenogllava, specialiste e Trashëgimisë Kulturore, thekson se restaurimi i këtij monumenti përfaqëson një përpjekje të rëndësishme për të ruajtur vlerat historike dhe për t’ia sjellë ato publikut të gjerë.

Ndërkohë, Atur Guni, Drejtor i Zhvillimit të Turizmit në Bashkinë e Elbasanit, thekson se përfundimi i restaurimit e forcon më tej ofertën turistike të qytetit, në një kohë kur interesi i vizitorëve të huaj për trashëgiminë kulturore shqiptare është në rritje .

Via Egnatia ,arteria antike romake që lidhte perëndimin me lindjen, nga brigjet e Adriatikut deri në Egjeun verior ishte një nga rrugët më të rëndësishme të komunikimit të Perandorisë Romake. Në këtë rrugë strategjike, Ad Quintum shërbente si një stacion pushimi për udhëtarët dhe tregtarët që lëviznin përgjatë saj./Infoweb Media