Gjirokastër- Dy persona janë arrestuar nga policia në Gjirokastër për shfrytëzim prostitucioni.
Sipas policisë, dy shtetasit e arrestuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion një 26-vjeçare nga Berati, e cila e ushtronte prostitucionin në qytete të ndryshme.
Gjithashtu ka nisur procedimi penal për shtetasin 40 vjeç, banues në Tropojë dhe shtetasin 36 vjeç, banues në Libofshë, Fier, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi kishin dijeni për këtë rast dhe nuk kishin kallëzuar.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, si dhe 6 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.