Shtëpia e Bardhë: Pusho në paqe Papa Françesku!

0

SHBA- Shtëpia e Bardhë ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Në një postim në “X” Shtëpia e Bardhë ka nderuar Papën.

“Pusho në paqe, Papa Françesku”, thuhet në postim.

Bashkëngjitur me postimin janë publikuar edhe një foto e takimit të Papës me Presidentin e SHBA Donald Trump dhe gruan e tij Melania, dhe një foto tjetër të takimit të Papës me JD Vance dje.

Papa Françesku ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 88-vjeçare. Papa, i cili ishte peshkop i Romës dhe kreu i Kishës Katolike, u bë Papë në vitin 2013 pasi paraardhësi i tij Benedikti XVI dha dorëheqjen. Vdekja e tij u njoftua nga kardinali Kevin Farrell në një deklaratë të lëshuar nga Vatikani. Vatikani njoftoi se Ati i Shenjtë ka ndërruar jetë mëngjesin e ditës së sotme.

Në deklaratën që u lexua nga kardinali Kevin Farrell thuhet se e gjithë jeta e Papës iu kushtua shërbimit të Zotit dhe Kishës së Tij. Më tej thuhet se Papa i mësoi të jetojnë vlerat e Ungjillit me besnikëri, guxim dhe dashuri universale, veçanërisht në favor të më të varfërve dhe më të margjinalizuarve. Ati i Shenjtë ishte i pari papë nga Amerika e Jugut dhe njëkohësisht i pari papë Jezuit.