Rritet ndjeshëm çmimi i arit, shënohet rekordi i ri

0

Çmimet e arit shënuan një rekord të ri të hënën, ndërsa dollari u dobësua më tej, për shkak të politikave që po ndjek Presidenca e SHBA-ve me tarifat dhe mosmarrëveshjeve me Rezervën Federale.

Një onz kuotohet për 3400 dollarë dhe kjo vlerë është 13% më e lartë se një muaj më parë dhe në krahasim vjetor është rritur 45%. Por nëse shkojmë 20 vite përpara, vlera e arit është rritur me 620 për qind, që do të thotë se një investim prej 20 mijë dollarësh në vitin 2005 do të vlente sot rreth 145 mijë dollarë.

Ekspertët parashikojnë një rritje të mëtejshme dhe deri në vitin 2030, mund të shkojë deri në 7000 dollarë për onz. Kjo e bën arin një investim tërheqës për ata që kërkojnë stabilitet dhe rritje të vlerës së pasurisë së tyre në afat të gjatë. Ari i investuar, në formën e shufrave dhe monedhave, është i përjashtuar nga taksat si TVSH-ja dhe tatimi mbi fitimin kapital, duke e bërë atë një opsion tërheqës për investitorët që kërkojnë të ruajnë dhe rrisin pasurinë e tyre pa barrë tatimore.