Pas sulmeve, Rama thur “lavde” për Altin Dumanin: Njeri kurajoz, meriton gjithë respektin

0

Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar “faqe” në drejtim të Prokurorisë së Posaçme, pas sulmeve të mëparshme.

Gjatë një takimi elektoral në Gjirokastër, Rama foli me nota pozitive për kreun e SPAK, por sipas Kryeministrit, “shpatën” e drejtësisë ia dha Partia Socialiste.

“Kur ne morëm detyrën, nuk kishin respekt dhe besim, por tani i shihni vetë çfarë transformimi kemi bërë. Altin Dumani, njeri kurajoz dhe meriton gjithë respektin. Por ai nuk erdhi nga hëna këto 3-4 vjet, prej vitesh punonte prokuror. Asnjë nuk e dinte që ekzistone, si ka mundësi që ky prokuror i ndershëm nuk ka thirrur një person me pushtet pokitik më parë? Çfarë e ka bërë këtë dallim? Ka ndryshuar komplet Shqipëria, prandaj ai Altini sot merr këdo në pyetje. Ishte Partia Socialiste ajo që i dha shpatën. Shpata ishte aty në zyrë, por e dorëzova unë.”- tha Rama.