Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ SPAK dorëzon në GJKKO përgjimet e SKY mes Dritan Rexhepit dhe Altin Hajrit

0

Në procesin gjyqësor që u mbaj këtë të mërkurë në GJKKO, lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, SPAK dorëzon prova të reja siç janë komunikimet në SKY.

Sipas SPAK bëhet fjalë për komunikime të Dritan Rexhepit dhe Altin Hajrit, lidhur me ngjarjen në fjalë.

Prokurori i vendosit sot në dispozicion gjykatës komunikimet e zbardhura të vitit 2020 mes Dritan Rexhepit, Gentian Funiqit dhe Altin Hajrit që tregojnë dinamikën e ngjarjes mënyrën se si kanë vepruar këta persona për rrembimin e Jan Prengës.

Në përfundim trupi gjykues vendosi të shtyrjen e seancës për t’I lënë kohë avokatëve të njihen me komunikimet e SKY ecc, duke shtyrë seancën për në datë 7 maj ora 9:00.