Lorenc Shehu është Drejtori i ri i Policisë Rrugore në Tiranë.
Komandimi i Shehut vjen pas arrestimit me urdhër të SPAK të Roven Zekës, i cili mbante këtë post.
Zeka, me dy zyrtarë të tjetër të bluve të rrugores janë vënë në pranga për një çështje për korrupsion pasiv nga SPAK.
Zeka dhe dy të tjerët kanë marrë para nga një grua e cila kishte bërë aksident, që prej tyre të mos referohej çështja në prokurori dhe për aksidentin të mos nisnin hetimet.