19-vjeçari i dhunuar me sende të forta në rezidencën e vilave “Rolling Hills” mbrëmjen e sotme është djali i ish-deputetit Mhill Fufi.
Ai është Kristi Fufi, 19 vjeç, i cili ka përfunduar në spital pasi është dhunuar nga disa persona ende të paidentifikuar.
Fillimisht kanë qenë disa persona me makinë, të cilët kanë nxjerrë shkopa bejsbolli dhe sende te forta nga bagazhi i makinës së tyre dhe kanë sulmuar duke i shkaktuar plagë në kokë dhe trup.
Sapo kanë mbërritur, agresorët nuk e kanë gjetur të riun dhe kanë hyrë edhe brenda lokalit duke e kërkuar derisa e kanë gjetur dhe e kanë dhunuar. Dyshohet se një prej tyre ka pasur pistoletë në dorë por nuk ka qëlluar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të “Rolling Hills”, ndërsa agresorët janë ende të paidentifikuar. Kristi Fufi, i cili e denoncoi vetë ngjarjen, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Vetë Mhill Fufi ka qenë përfshirë dikur në një konflikt të ashpër me armë zjarri, ndërsa djali i tij i madh është kapur me kokainë në Angli, por edhe djali i tij i vogël ka precedentë pasi është kapur më herët me armë zjarri në shkollë.