Goditën me send të fortë 44-vjeçarin/ Cakran, babë e bir shoqërohen në polici

0

Një konflikt ndodhi në Cakran mbrëmjen e së premtes ku shtetasi M. S., 37 vjeç, së bashku me djalin e tij 17 vjeç, kanë goditur me send të fortë shtetasin E. S., 44 vjeç.

Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Fier dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, u bë e mundur kapjen dhe shoqërimi në Komisariat i dy autorëve të dyshuar, të cilët ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Shtetasi i dëmtuar ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbradhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.