LUSHNJE- Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Lushnjës. Raportohet se një automjet tip “Range Rover” është përplasur me barrierën e hekurt anësore të autostradës. Pas përplasjes bëhet me dije se mjeti ka marrë flakë.
Zjarrfikësit dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje. Dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar drejt spitalit. Fatmirësisht të lënduarit nuk ndodhen në rrezik për jetën. Policia Rrugore ka mbërritur gjithashtu në vendngjarje për të disiplinuar trafikun dhe për të kryer procedurat përkatëse hetimore.