Shkoi në postë për të marrë pakon me drogë, arrestohet shqiptarja, nënë e 4 fëmijëve në Francë

0

FRANCË- Autoritetet franceze kanë vënë në pranga një shqiptare. E arrestuar mësohet që jeton në Saint-Brieuc të Francës dhe do të dalë para drejtësisë franceze më 26 maj 2025.

Shqiptarja, nënë e 4 fëmijëve akuzohet për drogë. Ajo u arrestua teksa po merrte një pako postare që përmbante 18 kg marijuanë. Dhoma Hetuese e Gjykatës së Apelit në Rennes ka lënë të premten në paraburgim një të re shqiptare, nënë e katër fëmijëve, e dyshuar se ka tentuar të marrë një pako me 18 kg marijuanë.