Video Lajm | Pamje Ekskluzive: Ekstradohet nga Dubai Florenc Çapja, i shumëkërkuari nga drejtësia shqiptare

0
Screenshot

Florenc Çapja, një nga emrat më të lakuar në listën e të shumëkërkuarve nga drejtësia shqiptare, është ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë.

Burime zyrtare konfirmojnë se operacioni u realizua në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare dhe Interpolin.

Pamje ekskluzive të siguruara nga InfoWeb Media tregojnë momentin e mbërritjes së Çapjas në aeroport, i shoqëruar nga forca të shumta policore dhe nën masa të rrepta sigurie.

Ekstradimi i tij konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar.