Me afrimin e datës 7 maj, kur zhvillohen votimet pë zgjedhjen e kreut të ri të Selisë së Shenjtë, zjarrfikësit e Vatikanit kanë montuar këtë të premte, oxhakun mbi Kapelën Sistine, ku kardinalët do të mblidhen në konklavë. Oxhaku do të jetë kanali i komunikimit mes konklavës dhe pjesës tjetër të botës për të njoftuar ardhjen e pasuesit të Papës Françeskut, përmes tymit të bardhë ose dështimit të votimit, përmes tymit të zi.
Nga pasditja e 7 majit do të zhvillohen katër votime në ditë, dy paradite dhe dy pasdite ku do të zgjidhet Papa i 267-të i Kishës Katolike. Ndërkohë janë zhvilluar testet e para të tymit, që në këtë rast është i verdhë.
Konklava nis në mes të javës së ardhshme, kur të 133 kardinalët me të drejtë vote do të hyjnë në Kapelën Sistine për të zhvilluar procesin në mënyrë të fshehtë.
Ata do të votojnë derisa dy të tretat e tyre, që janë të paktën 89 kardinalë, të bien dakord për një kandidat të vetëm. Shumë kardinalë kanë shprehur shpresën për një konklavë të shkurtër për të zgjedhur papën e ri, ngjashëm siç ndodhi me Françeskun dhe paraardhësin e tij, Benediktin XVI.