EMRI/ Aksident në aksin “Shkodër-Velipojë”, humb jetën këmbësori 76 vjeçar

0

Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, shtetasja Zana Kola, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka përplasur shtetasin Gjovalin Nikolli 76 vjeç, këmbësor.

Shtetasi Gjovalin Nikolli ka humbur jetën në vendgjarje. Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet procedurale.