Florenc Çapja ka mohuar kategorikisht çdo lidhje me atentatin ndaj Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.
Në deklaratën e tij para gjykatës, Çapja tha se nuk ka asnjë lidhje me të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin, i cili e ka përmendur si porositës të atentatit.
“Pse më keni lidhur me Nuredinin për Sanxhaktarin? Lexoni dëshminë e tij në gjyq, nuk i kam kërkuar asgjë për atë njeri,” u shpreh ai.
Më tej, 44-vjeçari shtoi: “Nuredin Dumanin nuk e njoh fare.”
Çapja theksoi gjithashtu se nuk është ekstraduar, por është kthyer vetë në Shqipëri. “Pse thoni që më keni ekstraduar? Kam ardhur vetë nga Stambolli, isha i lirë dhe mund të ikja ku të doja,” tha ai në sallën e gjyqit.