Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka referuar në Prokurori materialet për tre raste të veçanta, për të cilat është nisur procedimi penal ndaj tre shtetasve të ndryshëm.
Shtetasi E. B., 37 vjeç, është proceduar për dhunë në familje, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Po ashtu, D. Z., 52 vjeç, do të përballet me drejtësinë, pasi në gjendje të dehur ka fyer ish-bashkëshorten, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Ndërkohë, E. Gj., 38 vjeç, me banim në Tiranë, është proceduar për hyrje të paligjshme në fushën e lojës, gjatë një ndeshjeje të zhvilluar ditën e djeshme në stadiumin e Elbasanit.
Policia njoftoi se të gjitha materialet procedurale janë referuar pranë Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme ligjore.