Një konflikt mes disa vajzave në Korçë ka degraduar në përdorimin e sendeve të forva. Sipas informacioneve, e reja me inicialet P.M., është goditur me shishe qelqi dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Sipas raportimeve, P.M., është e njohur si një nga vajzat që denigronte minorenet duke publikuar materiale intime në rrjete sociale.
Policia ka ndërhyrë dhe ka shoqëruar në komisariat dy vajza të tjera dhe një djalë që u përfshi në sherr.