Makina del nga rruga në aksin Berat-Roskovec, një i plagosur

0

Makina tip Audi me pesë persona brenda del nga rruga në aksin Berat–Rroskovec, në vendin e quajtur Strum.

Një person është plagosur dhe ndodhet në spital.

Për kontroll mjekësor janë dërguar të gjithë personat e tjerë që ndodheshin në automjet.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetas të huaj, me origjinë nga India.